Kadri Veseli nëpërmjet një postmi në facebook ka kujtuar Sabit Veselin në 10 vjetorin e vdekjes së tij. Duke e përshkruar figurën e tij si më meritorët për ditët e lirisë e pavarësisë.

 

Postimi i tij i plotë-

Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e njërit prej njerëzve të mi më të shtrenjtë, Sabit Veselit. Ai ka qenë një ndër më meritorët për ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot duke kontribuar gjithë jetën si një veprimtarët më të guximshëm e të dalluar të çështjes kombëtare. Sabit Veseli.

Për mua nuk ka qenë vetëm një familjar i dashur por edhe frymëzues e mësues në përpjekjet tona për të çliruar Kosovën nga pushtuesit. Çdo vit që kalon ma shton mallin për të e mi forcon kujtimet e bukura të kohëve e zhvillimeve të vrullshme që kemi kaluar bashkë. I paharruar qoftë kujtimi i Sabitit dhe gjithë atyre veprimtarëve të tjerë që punuan gjithë jetën për Kosovën shtet.

Fotografia e Kadri Veseli

Share.