Në Austri, pas pesë ditësh me radhë, numri i rasteve të reja me koronavirus përsëri ka arritur në shifra të larta, pasi 130 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Nga ky numër, 67 raste të reja janë regjistruar në Vjenë, pasuar nga Austria e Epërme me 29 dhe Austria e Ulët me 12.

Kjo u përcaktua në bazë të 13.373 testeve të kryera. Në total, aktualisht janë 1.327 pacientë aktivë në Austri.

Aktualisht, 117 pacientë janë shtruar në spital, nga të cilët 25 në kujdes intensiv.

Që nga fillimi i epidemisë në Austri, 21.666 njerëz janë testuar pozitivë për virusin e koronës, nga të cilat 19.596 janë shëruar./Tv Malisheva

Share.