Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe përfaqësuesin e KEDS-it në Skenderaj, Skender Mustafa, kanë vizituar lagjen Duraku në Burojë. Aty kanë përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në instalimin e rrjetit të ri elektrik.
Postimi i plotë-
Bashkë me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe përfaqësuesin e KEDS-it në Skenderaj, Skender Mustafa, vizituam lagjen Duraku, në Burojë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në instalimin e rrjetit të ri elektrik, bashkë me shtyllat e reja të betonit, pas kërkesës sonë drejtuar kohë me parë KEDS-it.
Lagjia Duraku në Burojë që nga pas lufta e deri me tani ka pasur probleme të shumta me rrjetin e vjetër elektrik, por që me instalimin e këtij rrjeti më nuk do të kenë probleme të tilla.