Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Kraniqi, ka kërkuar nga Inspektorati i Tregut, që krahas zbatimit të vendimeve të Qeverisë për masat antiCovid-19, të luftohet ekonomia informale dhe të mbrohet konsumatori.

Në kuadër të kësaj dhe eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar shitjen e produktit me emërtimin “Peçko Pivo”.

Inspektorati pas informatave që ka marrë ka dalë të terren ku ka hasur me një produkt me emërtimin ‘Peçko Pivo’. Subjektit afarist nuk ka pasur faturë të furnizimit, respektivisht, prejardhjen e produktit në fjalë.

Në pajtim me ligjet në fuqi, Inspektorati i Tregut i ka shqiptuar gjobë materiale dhe ka konfiskuar sasinë e produktit në treg.

Ministri Krasniqi në vazhdimësi ka treguar vendosmërinë e tij në përkrahje të bizneseve, prodhimeve vendore dhe mbrojtjes së konsumatorit./Tv Malisheva

Share.