Që nga 22 marsi kur edhe u regjistrua vdekja e parë si shkak i infektimit me virusin korona, deri tani numri i personave që kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 300, ndërsa i rasteve pozitive ka arritur në 9 mijë e 688.
Numri i rasteve aktive është 3 mijë e 908.
Ndërsa, gjatë së mërkurës për shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 16 persona, janë infektuar 196 dhe janë shëruar 134.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908”, thuhet në raportin 24 orësh të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sërish Prishtina është komuna që ka më së shumti të infektuar.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj”, tregojnë nga IKSHPK./Tv Malisheva