Një vetë aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Mramor.
Në këtë vetë aksident ka vdekur një grua dhe dy pasagjerë tjerë kanë pësuar lëndime të cilët janë dërguar në QKUKM kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi shkak i pakujdesisë së shoferit.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë dyshohet se nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident. Si pasoj e aksidentit, një pasagjer femër kosovare ka vdekur, ndërsa vozitësi dhe dy pasagjer tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh./Tv Malisheva