Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka ftuar deputetët e partive politike që të votojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Sipas tij kjo qeveri ka dështuar në menaxhimin e situatës me COVID19, prandaj Selimi tha se me qëllim të dhënies fund kësaj qeverisje të paaftë të votohet mocioni i mosbesimit i iniciuar nga dje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Selimi: Iu ftojmë ta mbështesni mocionin e VV-së për t’i dhënë fund kësaj qeverisje të papërgjegjshme

“Nuk kemi si ta shohim portretin tuaj për veçse përmes një dështimi tuaj me përmasa tashmë tragjike e përmasat tragjike janë tashmë të pasuruara e përditshme mbi numrin e të infektuarve e atyre që kanë humbur jetën që kur erdhët në objektin e qeverisë e deri më sot ju e sollët situatën në rekorde të zeza lidhur me numrin e të infektuarve e numrin e të vdekurve për kokë banori në Kosovë. Për çdo ditë kemi mesatarisht më shumë se 10 të vdekur ose thënë ndryshe nëntë të vdekur në ditë në raport me 1 milion njerëz. Vetëm në 20 orët e fundi humbën jetën 16 qytetarë si pasojë e COVID-19 këto janë statistike lufte ku në luftë vriteshin 16 veta në një ditë …Prandaj Kosova iu ka barrë të panevojshme prandaj ju duhet të shkoni . Kushdo që e ndjen vetën rehat në këtë situatë edhe mund të mos veproj, por kushdo që ka ndjeshmëri për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. LVV dje ka hapur një shteg për të dal nga kjo situatë është mocioni i mosbesimit rruga për ta larguar këtë qeveri të paaftë të papërgjegjshme dhe për të hapur rrugë vendimit të qytetarëve prandaj ftojmë deputetët dhe grupet parlamentare që të kalojnë nëpër këtë shteg të zgjedhjes dhe t’i japim mocionit të mosbesimit ndaj kësaj qeverise për t’i dhënë fund papërgjegjësisë dhe paaftësisë”, tha ai.

Deputeti i LVV-së, tha se si pasojë e mosmenaxhimit të situatës me COVID-19 nga qeveria Hoti situata ka dal jashtë kontrollit dhe tashmë shifrat e raste të infektuara dhe atyre të vdekjes janë alarmante dhe janë statistika lufte.

Selimi: Statistikat nga COVID-19 janë statistika lufte

“Si pasojë e mos menaxhimit situate me COVID-19 ka dal jashtë kontrollit, shifrat janë alarmante, statistikat janë statistika lufte njerëzit po vdesin jo vetëm pse janë të infektuar por edhe sepse nuk po u ofrohet ndihmë nga qeveria. Me gjithë përkushtimin e punonjësve shëndetësor edhe ata kanë mbetur si ushtar të braktisur në front të rrezikuar po aq edhe sa pacientët. Spitalet tashmë më nuk mund t’i pranojnë të infektuarit. Shumica pra edhe mund të jemi në anën e të infektuarve. Por shumëçka mund të fshihet prapa jo transparencës por jo edhe humbja e jetës së qytetarëve. Kriza tashmë ka metastazuar në të gjitha dimensionet, ka krizë shëndetësore morale, ekonomike atë politike nuk po e llogarisë në rreshtin e katër të parave. Kjo krizë parlamentare u parapri nga një krizë morale e thellë, kriza morale në të cilën jeni zhytur ju si qeveritar këtu para qytetarëve po rrezikon jetën dhe sigurinë ekonomike të jetës tanë. Ndoshta nuk keni kohë dhe vëmendje e duhur që të merreni me menaxhimin e pandemisë dhe efekteve të krizës ekonomike sepse shumë pazare duhet t’i mbani në ekuilibër të cilave pazareve iu keni dhënë prioritet”, tha ai./Tv Malisheva

Share.