Rita Ora tregoi linjat trupore në bikini prej ari, teksa po qëndron për pushime në Ibiza.
Rita Ora po shijon disa ditë pushimi me një grup miqsh dhe të dashurin e ri, Romain Gavras, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Rita vazhdoi argëtimin edhe të premten, derisa u fotografua në oqean, duke treguar figurën fenomenale trupore.
Autorja e hitit “Hot right now”, 29 vjeçe, dukej mahnitëse teksa shihej rrogull e veshur me një palë bikini ngjyrë ari.
Rita po qëndronte në anije, ndërsa u freskua edhe në det dhe nuk iu shpëtoi fotografive të paparacëve. Atë e fotografuan në çdo lëvizje që bëri në këtë udhëtim dhe bënte që të gjithë ta kthenin kokën nga ajo.
Aksesorët nuk i mungojnë asnjëherë, ajo kishte vendosur një koleksion gjerdanësh, vathë dhe rrathë.
Në fillim të kësaj jave, Rita u pa se po kalonte kohë të mirë bashkë me shoqëri në ishullin Balearic. Këngëtarja dhe regjisori greko-francez, 39 vjeç u panë bashkë një muaj më parë.