Janë publikuar pamje të reja ku shihet xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ish-kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli ka publikuar pamje përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka bërë apel tek institucionet e Kosovës dhe KFOR-it, që të ndërmarrin masa që këto veprime të mos përsëriten.

Postimi i plotë:

Informatë

Për KFOR-in,
Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës,
Mediat dhe opinionin publik

Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.
Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.

Share.