Sistemi i tretjes shpërbën dhe e shndërron niseshtenë në glukozë e cila i shërben çdo qelize trupore si një burim i energjisë. Karbohidratet i ndajmë në dy grupe – komplekse dhe të thjeshta.
Ato dallojnë për nga përbërja e tyre kimike. Të dy llojet e karbohidrateve përmbajnë 4 kalori në 1 gram, dhe të dyja konvertohen në glukozë.
Karbohidratet e thjeshta apo sheqernat e thjeshta shpërbëhen shumë shpejt dhe përmbajnë shumë pak vitamina dhe minerale esenciale.
Megjithatë, disa ushqime me veti të shkëlqyera ushqyese përmbajnë karbohidrate të thjeshta, siç janë lëngjet e frutave, qumështi, mjalti dhe jogurti.
Karbohidratet komplekse shpërbëhen më ngadalë dhe përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale. Shembuj të karbohidrateve komplekse përfshijnë perimet, drithërat, bollguri, orizi ngjyrë kafe dhe makaronat nga gruri i papërpunuar.
Nuk ka karbohidrate të këqija, por vetëm tepër të përpunuara. Ato i gjejmë në bukë të bardhë, makarona të bardhë, pasta dhe meze të ndryshme.
Sa i përket reaksionit trupor ndaj karbohidrateve, është e rëndësishme të përmendet indeksi glikemik. Ai i klasifikon karbohidratet në grupe sipas shpejtësinë së rritjes së niveleve të sheqerit në gjak brenda 2-3 orëve pas shpërbërjes së karbohidrateve në glukozë.
Karbohidratet e thjeshta shkaktojnë një rritje të shpejtë të nivelit të glukozës në gjak, me ç’rast pankreasi duhet të fillojë shumë shpejt ta lirojë insulinën. Pas ca kohe, niveli i glukozës në gjak fillon të bjerë në mënyrë drastike, dhe ju ndieni një rënie në nivelet e energjisë dhe disponimit.
Karbohidratet komplekse, për dallim nga ato të thjeshta, shpërbëhen më ngadalë dhe kanë një indeks glikemik më të ulët.
Kjo do të thotë se pas konsumimit të karbohidrateve komplekse niveli i sheqerit do të fillojë të rritet në mënyrë drastike, niveli i energjisë do të jetë stabil, ndërsa disponimi juaj nuk do të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme./Tv Malisheva