Janë dy lloj teste: Testet virale (me strisho) dhe testet antirupa (me gjak).

Testi PCR – Strisho merret nga fyti ose hunda e pacientit dhe tregon nëse personi është infektuar me COVID-19. Këto teste mund të merren në spitale ose në rrugë, mirëpo ato përpunohen në laboratore. Zakonisht duhen disa orë derisa të dalin rezultatet.

Testi i shpejtë PCR – Këto teste nuk kanë nevojë të dërgohen në laboratorë, mirëpo duhet të bëhen në qendra mobile. Testi mund të kryhet Brenda 45 minutash.

Testet antigjene – Këto teste janë shumë të reja, por edhe këto teste kanë të bëjnë me marrjen e strishos që tregon nëse një person është i infektuar dhe mund t’ua transmetojë virusin të tjerëve. Testi bëhet Brenda 15 mintash. Testet antigjene janë më pak të sakta sesa ato PCR.

Testet serologjike – Këto teste njihen edhe me shkurtesën ELISA dhe tregon nëse personi ka qenë i infektuar me këtë virus dhe se trupi i tij ka zhvilluar antitrupa në systemin imunitar. Ky test bëhet përmes gjakut ose ngjashëm me testin e diabetit. Ky test tregon edhe nëse personi ka qenë i infektuar, mirëpo nuk ka pasur simptoma. Trupit i duhen 1-3 javë të krijojë antitrupa nga koha e infektimit./Tv Malisheva

Share.