Nora Istrefi njihet si njëra ndër artistet më me stil në estradë.
Nora Istrefi është njëra prej këngëtareve tona, që i kushton kujdes të madh paraqitjeve publike, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ajo ka qenë e pranishme në sfilatën ku u paraqitën koleksionet e reja nga Valdrin Sahiti.
Ajo kishte zgjedhur të vishej me një fustan të shkurtër, të kombinuar me disa aksesorë që e bënin të dukej elegante dhe me stil.
Sipas faqes “What they wearin”, Nora kishte veshur një fustan të markës Zara (39.95€) me vathë të dizajnuar nga Alessandara Rich (465€), si aksesor tjetër një çantë të vogël Dior (2,800€) dhe këpucë të kuqe me brosha nga Zara (49.95€).