Mjeku internist nga Rahoveci, Shemsedin Popaj, ka njoftuar se është nderuar me deokratën  Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” që ndahet nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Ai ka thënë se dekorata i është ndarë me motivacion  për kontributin e dhënë në themelimin dhe zhvillimin e institucioneve shëndetësore në Kosovës.

“Në mesin e shumë Mjekëve eminentë te profileve te ndryshëme të Kosovës,edhe une pata ndërin dhe priviligjin që te dekorohëm me Dekoratë:Ndëri i mjekut”Dr.Ali Sokoli”.Dekoratë e dhene nga ODA E MJEKËVE TË KOSOVËS.Për kontributin e veqantë në themelimin dhe zvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore ne Kosovë.Falenderojmë nga zëmra Oden e Mjekeve te Kosoves,kete institucion të rëndësishëm shëndetësor qe na bëri të ndjehemi krenar për punën e palodhëshme qe kemi bërë për shëndetësinë e Kosovës ndër vite”, ka shkruar Popaj.

Share.