Kryeministri libanez, Hassan Diab, njoftoi sot në mbrëmje se do të propozojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e Bejrutit, për të cilin popullata fajëson klasën politike.

“Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të bëjnë të mundur daljen nga kriza strukturore”, vlerësoi në një fjalim televiziv kreu i qeverisë, raporton ATSh.

“Unë jam me libanezët që aspirojnë për ndryshim”, shtoi ai.

Diab shtoi se ai ishte i gatshëm të qëndrojë në pushtet për dy muaj, ndërkohë që forcat politike gjejnë një dakordësi në lidhje me këtë temë, duke theksuar se shkalla e katastrofës është më e madhe çfarë mund të imagjinohet.

Share.