Kryetar i Organizatës së Veteraneve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar lidhur me arrestimet që po iu bëhen pjesëtarëve të UÇK-së sipas listave të Serbisë, e të cilat i ka dërguar në Interpol. Ai ka apeluar te kryeministri Hoti, që t’i ndërpret bisedimet me Serbinë̈, ose do të përballet më protesta të përditëshme.

Gucati ka shkruar në Facebook se është koha e fundit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organet e drejtësisë̈, EULEX-i dhe organet tjera ndërkombëtare ta rregullojnë urgjentisht problemin e listave të Serbisë̈ të pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, sepse ky veprim i Serbisë me listat e veteranëve të UÇK-së, është veprim ilegal kundër Kosovës.

“Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim, sepse akuzat e Serbisë në këtë drejtim janë krejtësisht të pa baza. Padrejtësia ndaj veteranëve të UÇK-së që ua mohon atyre të lëvizin të lirë, sipas skenarëve serbë e bënë të pabesueshme punën e Interpolit dhe organeve tjera të sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Ky është komenti i plotë i Gucatit:

Arrestimet e pjesëtarëve të UÇK-së sipas listave të Interpolit, pjesë e skenarëve të shtetit serb

Shteti serb që nga viti 2002 i kishte përpiluar disa lista të pjestarëve të UÇK-së, të cilat me kerkesën e Serbisë kishin përfunduar në Interpol. Që nga kjo kohë, pjestarët e UÇK-së, janë malltretuar, janë ndaluar e keqtrajtuar nëpër kufi të shteteve të ndryshme të Evropës e më gjërë. Këto veprime të Serbisë kanë qenë veprime të paligjëshme, arbitrare dhe kanë cenuar Kushtetuten dhe rendin e brendshëm të Shtetit të Kosovës. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, por edhe në emrin tim përsonal si kryetar i kësaj Organizate, i’u bëj me dije por edhe apeloj publikisht tek të gjitha organet e Kosovës, ato ndërkombëtare dhe strukturat e Interpolit dhe Eulex-it; mos luani më, me dinjitetin, lirinë dhe të drejtat njerëzore të Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Është tepruar me degradimin e kësaj shtrese të shoqërisë, bëjë apel tek bota e qytetëruar, të ndalet ky represin kaq i egër dhe i njëanëshëm që po ndodhë tash e 20 vite.

Apeloj tek Kryeministri Hoti, që ti ndërpret bisedimet me Serbinë, ose do të përballet më protesta të përditëshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cenim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e “drejtësisë” që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë. Është tepruar loja më listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa presedan nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolitit një veprim kaq të padrejt ndaj pjestarëve të UÇK-së. Edhe sa falsifikime e akuza duhet ti toleroj UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë. Konsideroj që këto veprime janë vazhdimësi e përpjekjeve të Serbisë dhe partnerve të dëgjueshëm të saj, për denigrimin, njollosjen dhe komprometimin e kësaj lëvizjeje politiko ushtarake, që mbrojti popullatën e Kosovës në vitet 1998 1999.

Është koha e fundit që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organet e drejtësisë, Eulexi dhe organet tjera ndërkombëtare ta rregullojnë urgjentisht problemin e listave të serbisë të pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol. Sepse ky veprim i Serbisë me listat e veteranëve të UÇK-së, është veprim ilegal kundër Kosovës.

Prandaj Qeveria e Kosovës sa më parë duhet të marrë masa në këtë drejtim, sepse akuzat e Serbisë në këtë drejtim janë krejtësisht të pa baza. Padrejtësia ndaj veteranëve të UÇK-së që ua mohon atyre të lëvizin të lirë, sipas skenarëve serbë e bënë të pabesueshme punën e Interpolit dhe organeve tjera të sigurisë dhe drejtësisë ndërkombëtare/TVMalisheva

Share.