Të dhënat e reja tregojnë që coronavirusi mund të jetë shkaktar i shfaqjes së diabetit te personat e shëndetshëm
“Në bazë të periudhës së shkurtër të kontaktit të njerëzve me coronavirusin, mekanizmi i saktë me ndihmën e të cilit virusi ndikon në metabolizmin e glukozës është ende i paqartë dhe ne ende nuk e dimë a paraqet dukuria akute e diabetit te këta pacient tipin 1, tipin 2, apo një formë të re të diabetit”, ka thënë Francesco Rubino, MD, nga Kings College London, në një deklaratë për medie.
Mirëpo, a shkakton sindroma e rëndë, akute respiratore e coronavirusit 2 (SARS-CoV-2) diabetin te personat të cilët nuk kanë vuajtur nga ai para se të jenë infektuar me coronavirus?
“Nuk ka fakte të forta të cilat tregojnë që COVID-19 shkakton shfaqjen e diabetit”, ka thënë Riyaz Patel, MBBS, kardiolog, në London University, UK.
Ekspertë të shumtë theksojnë që të shikohet veprimi dydrejtimësh midis COVID-19 dhe diabetit. Të sëmurët nga diabeti më lehtë sëmuren nga infeksioni COVID-19.
Nga ana tjetër, infektimi me coronavirus 2 shkakton reagime të rënda metabolike te të sëmurët nga diabeti, duke përfshirë edhe ketoacidozën e diabetit dhe gjendjen hiperosmolare të cilat kërkojnë doza të larta insuline.
Mirëpo, ende nuk dihet a do të qëndrojnë ndryshimet në metabolizmin e glukozës edhe kur infeksioni qetësohet apo pas tij të zhduket.
Sa shpesh do të shfaqet ky diabet? A është ai diabet i tipit 1 apo 2?
“Ne ende nuk e dimë shpeshtësinë e shfaqjes së diabetit të sapokrijuar për shkak të sëmurjes nga COVID-19. Mirëpo, është e mundshme të coronavirusi rrit rrezikun nga diabeti i ri në të ardhmen”, ka thënë Paul Zimmet, profesor i diabetologjisë në Universitetin Monash, Australisë, dhe udhëheqës i hulumtimeve në projektin e regjistrit Covi Diab.
Diabeti, që ndodhet në mesin e sëmundjeve që shkakton rezultate serioze te pacientët me COVID-19, është sëmundja më e zakonshme pas sëmundjes kardiovaskulare, ndërsa u zbulua se rreziku i vdekjes së pacientëve me COVID-19 me diabet është 12 herë më i lartë./Tv Malisheva