Duke kërkuar për vite me radhë në Arkivat e Venecias, dokumentet që shkruhen për Arbërit, përgjatë shekujve XV-XVII, historiani Pëllumb Xhufi ka zhbiruar të vërtetën historike, aty ku trazohen dinamikat e politikave otomane me ato të krishterimit evropian.

Autori i veprës madhore “Arbërit e Jonit”, ka shkuar këto ditë në Venecia, për të vijuar një tjetër vepër për arbrit e veriut. Ai bën thirrje për mungesën e studimit të Historisë së Mesjetës, dhe për degradimin e degës së Albanologjisë. Deklaron se në arkivat e Venecias gjendet plot 2400 dosje vetëm për arbërit, të cilat hedhin dritë jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe në problemet etnike të Çamërisë dhe të Himarës. /Report TV/

Share.