Janë ekzekutuar pagesat prej 130 eurosh të pakos emergjente fiskale për 27 mijë e 572 familje me kushte të rënda sociale dhe të lajmëruar si të papunë.
Këtë e ka konfirmuar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në “Facebook”. Por tha se tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 gusht për shkak të aspekteve operacioinale.
“Ekzekutimi i transferit për pagesën e masës 15 te pakos emergjente fiskale për 27,572 familje Ministria e Financave njofton se Thesari sapo ka urdhëruar transferin për pagesën e 27,572 familjet përfituese te masës 15, për muajin Maj dhe Qershor njëkohësisht, duke përfunduar ne ketë mënyrë ekzekutimin e plote te masës 15, ndërsa ankesat eventuale do te trajtohen me prioritet nga organi kompetent. Tërheqja e mjeteve mund te behet nga data 12 Gusht (E mekure), për shkak te aspekteve operacionale ashtu qe mjetet te tërhiqen neper zyra postare sa me afër vendbanimit tuaj, dhe gjithashtu ne respektim te udhëzimeve te institucioneve shëndetësore”, ka shkruar ministrja Bajrami në rrjetin social, “Facebook”./Tv Malisheva