Deputeti, Haxhi Shala e ka demantuar lajmin lidhur “kërcënimet “ që kinse ai ja ka bërë Drejtorit të Urbanizmit në Malishevë, Ahmet Morinës.

Shala i kontaktuar nga TV Malisheva ka mohuar të gjitha këto që po vijnë në drejtim të tij.

E gjithë kjo situatë u krijua pas vendimit për anulimin e gurthyesit në fshatin Bellanicë, që Morina kishte marrë pas ankesave të banorëve të fshatit, të cilët janë kundër ndotjes së ambientit si dhe dëmeve që mund të krijohen nga zhurmat dhe detonimet./Tv Malisheva

Share.