Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas me Bashkimin Evropian, në vlerë prej 100 milion euro.

Shuma e kësaj huaje do të përdoret për menaxhimin e pandemisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Avdulla Hoti.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, miratuam Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së huas ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, për ndihmën makro-financiare në shumën maksimale prej 100 milion eurosh.

Kjo ndihmë është aprovuar edhe në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin Evropian, pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ndihmë në betejën e përbashkët kundër #COVID19“, ka shkruar Hoti në Facebook./Tv Malisheva

Share.