Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar sot nga misioni i NATO-s në vendin tonë që të thellojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në aspektin e sigurisë, në mënyrë që të shmangen situatat sikur ajo e hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë, të cilat mund të ndikojnë që qytetarët të mos ndihen të sigurt.
Gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Rissi, kryetarja Osmani ka thënë se Kosova i ka të përcaktuar kufijtë e saj që nga 17 shkurti i vitit 2008 dhe se qytetarët e vendit duhet të ndihen të sigurt në çdo cep të vendit.
Nga ana e tij, gjeneral Risi shprehu gatishmërinë e strukturës që ai e udhëheq, që KFOR-i të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për ndihmë popullit dhe institucioneve të Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie.
Në takim është diskutuar edhe lidhur me gatishmërinë e strukturave të NATO-s, përkatësisht të misionit të saj në Kosovë, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit në menaxhimin e pandemisë Covid-19./Tv Malisheva