Një 45-vjeçar është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjalicës duke pësuar plagë të shumta në trup dhe hemoragji. Banorët e zonës kanë ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij pas tre orësh
KUKËS– Ekrem Onuzi 45-vjeç nga Kukësi është sulmuar paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup. Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore.
Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.
Pas rreth tre orësh pritjeje ai është nisur me një helikopter ushtrak drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Helikopteri ka ndaluar fillimisht në aeroportin e Kukësit ku ka marrë familjarët e tij dhe dhe mjekë të spitalit të Kukësit për t’i dhënë të dëmtuarit ndihmën e parë mjekësore.
Disa banorë të zonës kanë ndezur edhe një zjarr në mes të maleve ku ndodhej Onuzi për të bërë të mundur lokalizimin e tij nga helikopteri i cili është nisur drejt Tiranës në orën 13:20 minuta.
Momenti kur helikopteri merr në mal bariun e sulmuar nga ariu (Pamjet)