Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, ka humbur nënën e saj në moshë të re.
Artistja, e cila u bë e njohur në serialin “Çka ka shpija”, ka kujtuar të ëmën në përvjetorin e saj të lindjes.
E njëjta thekson se ndjen mall të madh për të duke shpresuar që do të takohen në amshimin e dritës.
“Nëna sot ka ditëlindjen. Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nënën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj.
Vitet s’janë të njëjta pa nënën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme. Urime ditëlindja engjulli im, qirinjtë e ditëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Fiona aktualisht është fokusuar më shumë në jetën e saj personale, derisa para pak muajve u bë nënë për herë të parë nënë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Arbnor Pacolli, mirëpritën djalin e tyre në muajin qershor./Tv Malisheva