Një aksident me motoçikletë ka ndodhur sot në rrugën e tranzitit Malishevë-Kijevë.
TV Malisheva mëson se i lënduari është nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës, i cili fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me lëndime trupore.
Sipas burimeve, i lënduari gjendet jashtë rrezikut për jetë.