Një nënë që e zuri gjumë ndërsa po e ushqente me gji djalin e saj të porsalindur, u zgjua duke gjetur atë të vdekur në krahët e saj.
Laurie Woodruff, 30 vjeçare, kaloi vite duke fajësuar veten për vdekjen tragjike të djalit të saj Arthur, por ajo tani është pajtuar me fatin e saj dhe ka folur haptazi si një paralajmërim për prindërit që flenë me foshnjat e tyre, transmeton Klan Kosova.
Duke e përshkruar atë si ‘ditën më të tmerrshme’ tragjedia ndodhi në vitin 2015 kur nëna e lodhur, nga Chesterfield, Derbyshire, ra në gjumë duke e ushqyer Arthur gjatë natës.
Kur u zgjua në orët e para të mëngjesit, fëmija i saj ishte i pajetë dhe asgjë nuk mund të bëhej për të shpëtuar atë.
Në ditët në vijim, ajo kthehej në morgun e spitalit për të parë trupin e djalit të saj dhe prej asaj kohe ajo ka një apel për prindërit.
“Ishte dita më e tmerrshme dhe u ndjeva sikur po jetoja në një lloj makthi mizor. Asgjë nuk kishte më kuptim. Udhëtimi me autoambulancë rrugës për në spital ishte përvoja më e tmerrshme ndonjëherë. Ai atje u shpall i vdekur”.
“E dija se ai nuk jetonte më por prapë duhej të isha pranë tij”.
Ajo më tej tha se kurrë nuk do ta kapërcente vdekjen e Arthur por me kalimin e kohës ajo eci përpara dhe u pajtua me pikëllimin e saj.
Nëna në fjalë tashmë ka një djalë tjetër që quhet Henry dhe është dy vjeç