Pekini paralajmëroi Uashingtonin pasi njeriu i parë i shëndetësisë amerikane vizitoi Tajvanin.
Përpjekjet për të bashkëpunuar me Tajvanin, të cilin Pekini e konsideron territorin e tij, mund t’i kushtojë shtrenjtë Shteteve të Bashkuara, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme kineze.
Ministria këshilloi sekretarin e Shëndetësisë së SHBA-së Alex Azar që të përqendrohej në krizën me COVID-19 në shtëpi, në vend që të udhëtonte jashtë vendit.
Azar zbarkoi në Tajvan të dielën për një vizitë treditore. Zëdhënësi i Ministrisë kineze Zhao Lijian dënoi vizitën dhe paralajmëroi Uashingtonin që të mos bashkëpunojë me Tajvanin.
“Ata që luajnë me zjarr, do të digjen”, ka thënë ai.