Microsoft është duke e lansuar në treg telefonin e saj Android me ekran të dyfishtë Surface Duo me 10 shtator, me çmim prej 1.399 dollarëve.

Pas disa muajve që drejtuesit e Microsoft e kishin paralajmëruar pjesërisht pajisjen në Twitter, kompania prej sot zyrtarisht po fillon me para-porositë për Surface Duo në SH.B.A. Porositë do të jenë në dispozicion në AT&T, online në faqen e Microsoft dhe Best Buy.

Ndërsa Microsoft kishte zbuluar dizajnin e Surface Duo në tetor, kompania i ka mbajtur specifikat e telefonit të saj relativisht të fshehta.

Pajisja përfshin dy ekrane të veçantë me 5.6 inç OLED (1800 x 1350) me një ratio prej 4: 3 që lidhen së bashku për të formuar një ekran – hapësirë ​​të përgjithshme pune 8.1-inç (2700 x 1800) me një raport 3: 2. Për dallim nga modelet e palueshme si Galaxy Fold i Samsung, Surface Duo po përdor Gorilla Glass të vërtetë, dhe ekranet janë krijuar për të punuar në një mënyrë të ngjashme me monitorët e shumëfishtë në një PC Windows.

Microsoft është duke përdorur kamerën me 11MP f / 2.0, i cili do të përfshijë modalitete automatike për dritë të ulët, kapje multi-kornizë HDR, dhe një “super zoom” deri në 7x. Incizimet e videos në 4K dhe 1080p do të mbështeten në 30fps dhe 60fps, me stabilizimin e imazhit elektronik. Ekziston vetëm një kamerë në Surface Duo, e cila mund të përdoret si për video thirrjet por edhe si kamerë kryesore.

Surface Duo gjithashtu përbëhet nga procesori Qualcomm Snapdragon 855, 6 GB RAM, dhe deri në 256 GB memorie. LTE është në dispozicion në T-Mobile, AT&T dhe Verizon, por nuk ka mbështetje për 5G.

“Mbase kjo është një nga pajisjet më seksi që kemi krijuar ndonjëherë”, thotë drejtuesi i Windows dhe pajisjeve, Panos Panay në një konferencë shtypi përpara lansimit sot. “Surface Duo, bën gjëra që pajisjet me një ekran nuk mund t’i bëjnë, pikë.”

Microsoft ka qenë duke punuar ngushtë me Google në Android për Surface Duo. Microsoft duhej të bazohej në Android për arsyen e aplikacioneve mobile, veçanërisht pasi Windows Phone dështoi në treg./Tv Malisheva

Share.