Kryetari i Fshatit Kërvasari, Albert Bytyçi u ka bërë thirrje krerëve komunal që të ndalojnë punimet edhe në gurthyesin në këtë fshat.
“Siç edhe dihet tashmë, banorët e fshatit Kërvasari kishin reaguar fuqishëm dhe me kohë kundër hapjes së gurthyesit, duke qenë të vetëdijshëm për pasojat që do i kishim, e të cilat po i përjetojm edhe sot. Në atë kohë, peticioni i nënshkruar nga i gjithë fshati, protestat tona demokratike dhe të gjitha nismat tona ligjore të bazuara në fakte, kishin hasur në vesh të shurdhër”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Bytyçit.
Postimi i plotë:
Thirrje publike drejtuar Kryetarit të Komunës së Malishevës z.Ragip Begaj dhe drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm z. Ahmet Morina
Duke parë zhvillimet e fundit në lidhje me operimin e gurëthyesve në teritorin e Malishevës, në emër të të gjithë banorëve të fshatit Kërvasari u bëjmë thirrje dy institucioneve të lartëcekura që ligji të zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabart dhe që vendimi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, 02/05 i datës 10.01.2020 të jetësohet edhe në rastin tonë dhe në të gjitha rastet tjera.
Siç edhe dihet tashmë, banorët e fshatit Kërvasari kishin reaguar fuqishëm dhe me kohë kundër hapjes së gurthyesit, duke qenë të vetëdijshëm për pasojat që do i kishim, e të cilat po i përjetojm edhe sot.
Në atë kohë, peticioni i nënshkruar nga i gjithë fshati, protestat tona demokratike dhe të gjitha nismat tona ligjore të bazuara në fakte, kishin hasur në vesh të shurdhër.
Na gëzon fakti që sot po shohim disa lëvizje pozitive në këtë drejtim për disa raste të ngajshme, andaj kërkojmë që të trajtohemi në mënyrë të barabart sepse ligji vlen njëjtë për të gjithë.
Në emër te Kryesisë së Fshatit Kërvasari
Në emër të Komisionit për gurthyesin
Kryetari:
Albert Bytyçi