Ajo e kaloi periudhën e izolimit në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa dukej më e bujshme se kurrë, ndërsa ndau një seri fotografish mahnitëse të saj, duke i informuar fansat se është kthyer në punë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 24 vjeçare, tregoi sensin e saj të stilit në fotografi teksa u shfaq veshur me një bluzë ngjyrë vjollce me një jakë të lartë dhe një zbukurim me pendë.

Krijuesi i hitit “New Rules” gjithashtu kishte të veshura një palë xhinse blu, ndërsa tregoi trupin e saj.

Me doza të lehta të makijazhit,, Dua përfundoi pamjen e saj duke i lënë flokët e saj zeshkane të lëshuara natyrshëm.

Krahas fotografive, këngëtarja shkroi në mbishkrimin e tyre në Instagram: “Kthim në punë”.

Këto imazhe të saj vijnë vetëm pak pasi ajo solli remiksin e këngës “Levitating” në bashkëpunim me artistet si Madonna dhe Missy Elliott./Tv Malisheva

Share.