Një numër rekord i personave të infektuar me coronavirus është regjistruar në Kroaci që nga fillimi i pandemisë. Në këtë vend, 208 persona të tjerë janë infektuar me virus në 24 orët e fundit.

Në tre ditët e fundit, ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e njerëzve që janë pozitivë për coronavirus në këtë vend fqinj, raporton index.hr.

Të martën, 12 gusht, pati 130 të infektuar rishtas dhe një ditë pas 180. Para kësaj, numri i të infektuarve ishte dukshëm më i ulët, transmeton Telegrafi.

Kështu, numri i rasteve aktive është rritur në 961, nga të cilat 116 persona janë në trajtim, ndërsa dhjetë janë në një respirator.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i personave të infektuar me coronavirus në Kroaci është 6,258, ku 163 njerëz kanë ndërruar jetë. Shumica e infektuar janë në Zagreb dhe Dalmaci./Tv Malisheva

Share.