Kohëve të fundit një pjesë e estradës shqiptare janë duke iu nënshtruar testit për pandeminë coronavirus.
Njëri prej tyre është edhe këngëtari shqiptar, Skerdi, ku një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Ai kishte fotografuar raportin, ndërsa të njëjtën e kishte publikuar në rrjetin social Instagram.
Në të shihet se Skerdi ka rezultuar negativ me COVID-19, ndërsa thekson se i’u kishte bërë fiksim për ta provuar testin.
“Më në fund, se jemi bërë me fiksime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Sidoqoftë, para dy ditësh ishte edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila kishte ofruar imazhe, ndërsa shihet duke u testuar./Tv Malisheva