Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, ka qenë njëra ndër të infektuarat me COVID-19.
Një gjë të tillë nuk e ka bërë të ditur më parë, por në një pyetësor të realizuar në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se ka qenë e infektuar.
Sipas saj, gjendja e saj tashmë është përmirësuar, ndërsa rrëfeu për simptomat dhe vështirësitë që ishte përballur.
“Për të gjithë ju që më pyesni rreth eksperiencës me coronavirus. Unë jam më mirë tani. E mora para një muaji në plazh, ku isha me disa miq. E kuptova se e kisha kur fillova të kem dhimbje trupi dhe ethe”, kishte shkruar në mbishkrimin e imazhit.
Mes tjerash, Sara shoi: “Simptomat e mia ishin lodhje, dhe dhimbje e madhe e kokës, që e kishte të pamundur ta shikoja dritën. Zgjati rreth 4-5 ditë. Fleja rreth 16-17 orë në ditë, që ishte shumë e rrallë për mua. Në ditën e 6-7 humba shijen dhe nuhatjen”.
“Gjithçka filloi të bëhej më lehtë në ditën e 10-të. Bashkëshorti dhe fëmijët e mi nuk e morën, ndërsa i lash të vetëm për dy javë”,përfundoi ajo.
Ndërkaq, ajo shton se gjatë izolimit kishte pasur stres, ndërsa kishte qenë koha më e tmerrshme për të, por që në fund ia doli./Tv Malisheva