Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga COVID-19, janë regjistruar 4 raste të reja, por njëri prej tyre ka ndërruar jetë ndërsa 6 teste tjera për covid, kanë rezultuar negativ.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Raste e reja të regjistruara sot, janë nga këto vendbanime: 2 rast në Marali, 1 rast në Balincë dhe 1 rast Kërvasari.
Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: gjithsejtë janë regjistruar 175 raste të prekur, prej tyre 116 janë shëruar, 13 persona kanë humbur jetën dhe 46 raste janë aktiv./Tv Malisheva