Kim Kardashian është një nga yjet televizive më të njohura në botë.
Ajo pos kësaj është edhe një grua tejet e suksesshme në biznes duke hapur tashmë disa kompani që kanë arritur sukses të madh, shkruan Indeksonline.
Bukuroshja merret me prodhimin e produkteve kozmetike me anë të kompanisë “KKWbeauty” po ashtu ka promovuar linjën e re të veshjeve të brendshme të markës “SKIMS” dhe po korr suksese të mëdha me produktet e saj.
Kim vazhdimisht i reklamon produktet e saj nëpër rrjetet e saj sociale që ndiqen nga qindra miliona fansa.
Së fundmi ajo është paraqitur me një veshje mjaft të veçantë dhe të thjeshtë duke shkuar në kompaninë e saj KKWbeauty.
Kjo thjeshtësi nuk e karakterizon Kim-in, duke qenë se ajo vazhdimisht shfaqet “e zjarrtë” në paraqitjet publike.