Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth shtatë milionë njerëz në të gjithë botën humbasin jetën e tyre çdo vit si rezultat i një cilësie të dobët të ajrit.

Në një studim të botuar në revistën Science of the Total Environment, një ekip global i studiuesve të udhëhequr nga Qendra Globale për Kërkime të Ajrit të Pastër (GCARE) hulumtuan nivelet e ekspozimit të ajrit me cilësi të dobët në dhjetë qytete të ndryshme në botë:

Dhaka (Bangladesh), Chennai (India), Gwangju (Kina), Medellin (Kolumbia), Sao Paulo (Brazil), Cairo (Egjipt), Sulaymaniyah (Irak), Addis Ababa (Etiopi), Blantyre (Malawi) dhe Dar es -Salam (Tanzania).

Studimi zbuloi se udhëtarët të cilët e mbajnë dritaren mbyllur janë të ekspozuar në rreth 80 për qind më pak ndaj grimcave të dëmshme, sesa ata që hapin dritaret e veturës së tyre. Filtrat e kabinës së makinave ishin më efektive në heqjen e ndotjes sesa grimcat e imëta, duke sugjeruar që nëse makinat e reja do të kishin filtra më efikas, kjo mund të zvogëlojë ekspozimin e përgjithshëm të udhëtarëve të automjeteve.

Ekipi hulumtues u përpoq të përcaktojë nivelet e ekspozimit të njerëzve brenda makinës, grimcat PM2.5 dhe PM10, gjatë orës së vrullshme, që do të thotë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shkencëtarët matën gjithashtu variacione në shkallën e ekspozimit ndaj toksinave, në varësi të faktit nëse ventilimi i ajrit aktivizohet përmes sistemit në automjet, ose thjesht duke hapur dritaret.

Rezultatet e hulumtimit treguan se drejtuesit që ishin në disa nga qytetet më të varfra në botë ishin të ekspozuar ndaj përmbajtjes më vdekjeprurëse të ndotësve të ajrit.

Përfundimi është i qartë se është më shkatërruese të ngasësh me dritare të hapura.

Shkalla e ndotjes së kabinës gjatë vozitjes me dritare të hapura jashtë orarit ku trafiku ishte më pak i ngarkuar është më e vogël.

Studimi zbuloi gjithashtu se pasagjerët të ekspozuar ndaj toksinave pranë dritareve të hapura, në pjesët e trafikut më të ngarkuar, morën deri në një të tretën e efekteve negative në sistemin e frymëmarrjes./Tv Malisheva

Share.