Me COVID-19 dhe kërcënimin që i paraqet ai mushkërive, kemi pyetur veten se çfarë mund të bënim t’i mbronim ato nga rreziku.
Për fat të mirë, ndërrimet e lehta natyrore i bëjnë mushkëritë më të sigurta ndaj virusit!
Këto janë disa që mund t’i provoni për një shëndet më të mirë:
Ndërroni vajin kanola me vajin e ullirit
Studiuesit e universitetit Veriperëndimor raportojnë se vitamina E në vajrat e kanellës, misrit dhe sojës përkeqëson funksionin e mushkërive duke rritur inflamacionin që çon në uljen e aftësisë së mushkërive dhe rritjen e vështirësisë në frymëmarrje.
Por, lloji i vitaminës E në vajin e ullirit mbron kundër inflamacionit dhe ruan funksionin e shëndetshëm të mushkërive.
Ndërroni dezinfektuesit kimikë me pastruesit natyrorë
Një studim i kryer në shkollën mjekësore të Harvardit përcaktoi që ekspozimi ndaj kimikateve që gjenden në dezinfektuesit e rritnin rrezikun e sëmundjes së mushkërive deri në 38 për qind. Për fat të mirë, raportohet një përbërës natyral që gjendet në vajin e trumzës (timol) është një dezinfektues efektiv i coronavirusit.
Ndërroni frymëmarrjen nga goja me atë nga hunda
“Qelizat dhe indet në hundë prodhojnë oksid nitrik”, vëren Louis Ignarro, e cila fitoi një çmim Nobel për zbulimin e rolit të gazit në shëndetin e mushkërive. “Frymëmarrja përmes hundës e çon oksidin nitrik në mushkëritë tuaja”. Është e rëndësishme, pasi mund të shkatërrojë viruse dhe të parandalojë përçarjen dhe përhapjen e tyre”, përfundon ajo.
Pra, me këto ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni dukshëm shëndetin./Tv Malisheva