Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi , ka takuar Kryeministrin Abe të Japonisë për këtë takim ka njoftuar vetë presidenti përmes rrjetit social facebook

Ja postimi i plotë :

Pata kënaqësinë të takoj Kryeministrin Abe të Japonisë dhe të konfirmojmë të dy se vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi që kemi bërë përparim në bashkëpunimin tonë ndërshtetëror. Në fillim të këtij muaji është mbajtur një takim i suksesshëm në mes bizneseve të Kosovës, Japonisë dhe Austrisë në Vjenë, kurse muajin tjetër në Kosovë do ta kemi Javën e Kulturës Japoneze. Ndërsa, në fillim të vitit të ardhshëm do të hapet edhe Ambasada e Japonisë në Prishtinë. Largësia gjeografike nuk na pengon të jemi partnerë strategjikë me Japoninë dhe të ndajmë vlera, parime dhe synime për një botë të lirë, demokratike e prosperuese. HTH

Fotografia e Hashim Thaçi

Fotografia e Hashim Thaçi

Share.