Nëse keni diç t’i tregoni vetes, tregoni me zë, sepse heshtja është gabim

Monologu i brendshëm është mbajtje e mendjes së shëndoshë në situatë stresuese, pra assesi nuk është shenjë çmendurie, theksojnë psikologët britanikë.

Ekspertët shpjegojnë që shumica e njerëzve ka zërin e vet të brendshëm, i motivon, i falënderon, por edhe tallet me ta.

Ai zë gjithë kohës “jeton” në kokat tona, mirëpo kohë pas kohe, edhe nuk jeni të vetëdijshëm për këtë, vetëm atë zë e themi zëshëm, transmeton Telegrafi.

I japim vetes udhëzime

Në librin ‘My Stroke of Insight‘, si arsye kryesore shkruan se si kjo nuk është shenjë e çmendjes, por mënyrë në të cilën trurit i japim udhëzime dhe urdhra, andaj edhe truri është më shumë i përqendruar.

Psikologët theksojnë se si ai është fjalim të cilin e përdorim automatikisht që nga fëmijëria e hershme.

Këtë e bëjnë edhe fëmijët

Fëmijët shpesh bisedojnë me vetveten, madje instinktivisht, si një ndër mënyrat në të cilat mësojnë, thonë psikologët.

Mirëpo, rrethi duke mos ditur, sikur fëmijën na heshtin dhe thonë të mos flasim me vetveten, pikërisht për shkak të besimit që është fjala për çrregullim./Tv Malisheva

Share.