Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2020”.
Andorra dhe Franca do të jenë kundërshtarët e skuadrës që drejtohet nga Edi Reja.
E ndeshja ndaj Francës pritet të jetë mjaft e veçantë sepse do të inaugurohet stadiumi i ri “Arena Kombëtare”.
Ky stadium është investimi më i madh infrastrukturor në sport në Shqipërim thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Federata shqiptare pos tjerash ka publikuar edhe një video fantastike të këtij impianti.