Kjo makinë vjen krejtësisht ndryshe nga Japonia.

Në fillim le të themi se një makinë e mbuluar me bar vërtet ekziston dhe, më e rëndësishmja, nuk ka nevojë të mbillet.

Ai është një bar artificial, dhe ideja për të mbuluar makinën me një model të tillë erdhi te Nobuya Ushio disa vjet më parë.

Nëse e shikoni profilin e tij në mediat sociale, do të shihni që ai bëri të njëjtën gjë me një makinë tjetër. Të gjitha pjesët e trupit të makinës janë të mbuluara me bar artificial, dhe e vetmja pjesë e sipërfaqes së makinës që ende mund të shihet është logoja e makinës.

Dhe kjo nuk ka të bëjë me ndonjë ruajtje të ambientit, por fakti që Nobuya është kopshtar, dhe në këtë mënyrë promovon biznesin./Tv Malisheva

Share.