Shëndeti ynë është i rrezikuar nga COVID-19 nëse nuk respektohen masat e rekomanduara nga ekspertët.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë apeloi për kujdes teksa thekson se përhapja e COVID-19 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë distancimin social, masat e higjienës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.
“Përshtatuni me normalitetin e ri duke u treguar sa me vigjilentë të mbroni shëndetin tuaj”, apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale teksa thekson që duhen shmangur ambientet e populluara në plazhe.
Përmes shembujve të publikuar, Ministria e Shëndetësisë informon se frekuentimi i plazheve më pak të populluara dhe ku shezlongët janë të vendosur në distancë nga njëri-tjetri, përbën një rrezik të ulët për t’u prekur nga virusi, në krahasim me plazhet e mbi populluara e ku çadrat janë të vendosura shumë pranë njëra-tjetrës, si një rrezik i madh për t’u infektuar me COVID dhe për ta përhapur si sëmundje./TV Malisheva