Skuadra e PSG-së fitoi sot ndaj Clubb Brugge me rezultatin e thellë 0-5 në ndeshjen e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kylian Mbappe u aktivizua në lojë në pjesën e dytë – me ç’rast shkëlqeu me tre gola dhe një asistim.
ulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, i cili erdhi nga pankina për të shënuar një hat-trick pas ndeshjes tha:
“Të tjerët luajtën mirë pa mua, por unë duhet të luftoj për të mbajtur vendin tim”, tha fillimisht superylli i PSG-së.
“Kanë kaluar dy muaj që kur kam luajtur një ndeshje të plotë. Ndihet mirë që jam kthyer. Dua të luaj çdo ndeshje dhe të shënoj gola. Lëndimi im ka mbaruar, unë jam 100% gati”, përfundoi Mbappe.