Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos” , për të nëntëmbëdhjetën herë në Prishtinë, organizuar nga biznesi anëtar i Odës së Afarizmti të Kosvës , CEO – Congress & Event Organization

Pjesëmarrës në këtë panair do të jenë shumë kompani të agrobiznesit vendor dhe nga vende të ndryshme si Mali i Zi, Bosnja e Heregovina dhe Austria.

Bekim Xhafa organizator i panairit theksoi se panairi është mundësi e mirë për bizneset vendëse që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

Xhafa falënderoi falënderoi partnerët që vijnë nga rajoni dhe ato vendëse i cili tha se nuk kanë munguar as produktet që vijnë nga Shqipëria ku për këto vite kanë sjellë eksperienca të ndryshme.

Ndërsa Koordinatorja e #OAK-së, Qendresa Ibrahimi duke përshënderur organizatorët dhe të pranishmit tha se kemi nderin që jemi pjesë e hapjes zyrtare të edicionit të 19-te të Panairit Agrokos, si ngjarja më e madhe e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve ne vend, andaj në emer të Odës së Afarizmit të Kosoves ju uroj mirë se ardhje dhe shfrytëzoj rastin që të përgëzoj anëtarin tonë CEO bashkë me stafin për punën e palodhshme dhe përkushtimin në organzimin e këtij panairi, që tashmë 19 vite kanë dëshmuar veten.

Panairi #Agrosos karakterizohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të agrobiznesit në vend e cila krijon mundësi jo vetem për zgjerim të tregut për kompanitë pjesëmarrëse por edhe me mundësi shumë të mëdha për bashkëpunime të reja, bazuar në përvojat paraprake të panaireve të kaluara.

Është shumë e rëndësishme që të rrisim bashkëpunimet tona me partnerë ndërkombëtarë, të përfitojmë nga eksperiencat e tyre dhe të bëjmë inovacion në mënyrë që të rrisim produktivitetin dhe cilesinë e produkteve tona. Interesimi për produktet e Kosovës tregon një sukses dhe na motivon për hapat e mëtutjeshëm për zgjerimin me vendet e rajonit dhe më gjerë, duke konsideruar që bizneset e Kosovës kanë potencial dhe ne jemi krenar që i përfaqësojmë një numër të madh të tyre, u shpreh Koordinatorja e OAK.

Urojme që ky panair të ndihmojë në fuqizimin e pozites së prodhuesve të Kosovës në tregje ekzistuese, partneritete të reja, ndërtim të marrëdhënieve të reja biznesore si dhe tregje të reja, përfudnoi Ibrahimi

Kujtojmë se #Panairi do të jetë i hapur deri të premten me datë 25.10.2019, në sallën ”1 Tetori”, në Prishtinë.

Image may contain: one or more peopleImage may contain: 1 personImage may contain: 1 person, sitting and childImage may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, people smilingImage may contain: 3 people, people smilingImage may contain: foodImage may contain: 3 people, people smilingImage may contain: plant and indoorImage may contain: one or more people

Share.