Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për dukjen e saj.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme ose aktivitet e punës.
Së fundmi, modelja e njohur nga Shqipëria ka realizuar një video-reklamë të re për markën e aksesorëve “Chimento”.
Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese teksa promovon produktet e reja.
E veshur me një fustan të kuq mjaft të hapur te pjesa e dekoltesë, Aurela nuk hezitoi të ekspozojë pak nga gjoksi i saj.
Ndërkohë, për të marrë poza edhe më provokuese, modelja kapte gjoksin me duar, duke bërë kështu që e gjithë vëmendja e fansave të jetë nga ajo.
Mes shumë pëlqimeve e komenteve nga fansat, të shumta ishin komplimentet për fizikun e saj të shkëlqyer./TV Malisheva