Objekti i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, do të renovohet.

Tashmë ka nisur edhe realizimi i projektit për riparimin e këtij objekti.

Nga komuna e Malishevës janë shprehur se me riparimin e këtij objekti do të krijohen edhe kushtet më të mira për njësinë e zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Për të parë nga afër nismën e punimeve për riparim të objektit ka qenë edhe drejtori i Urbanizmit të komunës së Malishevës, Ahmeti Morina.

Drejtori Morina, ka thënë, se “ky investim është duke u kryer nga komuna, pasi puna e kësaj njësie është shumë e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme, dhe rrjedhimisht pjesëtarët e kësaj njësie kanë nevojë për kushte më të mira gjatë qëndrimit të tyre”./TV Malisheva

Share.