Sot ka filluar rregullimi i ndriçimit publik në disa rrugë të fshatit Bellanicë, dhe me këtë investim një pjesë e madhe fshatit do të bëhet me ndriçim publik.
Ky investim, bëhet në kuadër të rregullimit të ndriçimit në vendbanimet e Komunës së Malishevës, projekt i cili është duke vazhduar.
Fillimin e punimeve në ndriçimin e pjesës tjetër të fshatit, e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i cili është pritur nga kryetari fshatit, Isuf Sertolli dhe asamblisti nga ky fshat Astrit Sertolli.
Drejtori Morina, ka bërë të ditur se “qeveria Begaj është e përkushtuar në zbatimin e të gjitha planifikimeve dhe realizimin e kërkesave të vendbanimeve, pjesë e së cilës është ndriçimi në fshatin Bellanicë dhe në vendbanimet tjera”.
Ndërsa kryetari i fshatit, Isuf Sertolli, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për këto investime me rëndësi për Bellanicën, si në rregullimin e ndriçimit, ashtu edhe në realizimin projekteve tjera, varësisht sipas kërkesave të banorëve dhe mundësive që ka komuna./TV Malisheva