Ditëve të fundit vërehet një rënie e lehtë e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Megjithatë, numri vazhdon të mbetet ende shqetësues.

Vetëm gjatë ditës së premte pozitiv me COVID-19 rezultuan 162 persona, ndërsa 10 persona humben jetën.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.

 

Share.