Gjatë ditës së sotshme u gjend 2 vjeçari, Tian Krasniqi i cili kishte humbur që nga dita e djeshme dhe ishte në kërkim.

Fatmirësisht sot ai u gjend në një perimetër afër shtëpisë së tij.

Media mësoi se personi që e gjeti i pari Tianin ishte Astrit Kryeziu.

Ai për media tregoj rreth momentit kur e kishte gjetur 2 vjeçarin.

“Kur na i dëgjoi zërat, doli nga mali”, u shprehë ai duke thënë se ishte një emocion i veçantë për të ky moment.

Share.