Liverpooli ashtu siç është pritur ka marr fitore ndaj Genkut në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve m rezultat 4-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për The Reds që shënuan që në minutën e dytë me Alex Oxlade Chamberlain që shënoi me një goditje nga 20 metra.

Një gol tjetër nga Chamberlain në pjesën e dytë, çoi në 0-2 epërsinë e skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpool në vazhdim të ndeshjes shënoi edhe dy herë, me anë të Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Golin e nderit për vendasit e realizoi Odey, në minutat e fundit të kësaj përballje.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë ndeshje i gjeni në fotografitë e mëposhtme:

Share.