Facebook i thotë lamtumirë modelit klasik. Pamja e re në Facebook do të jetë e detyrueshme për të gjithë përdoruesit që nga muaji tjetër.
Duke filluar nga muaji tjetër, përdoruesit e rrjetit social nuk do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dizajnit të ri dhe të vjetër.
Nga atëherë e tutje, dizajni i ri është i detyrueshëm për të gjithë.
Risi dhe mënyra e errët
Në desktop, dizajni i ri i Facebook tani duket pak a shumë si aplikacioni i telefonave inteligjentë.
Videot, lojërat dhe grupet tani janë më të lehta për tu kontrolluar dhe krijuar, tha Facebook kur prezantoi pamjen e re.
Përveç kësaj, dizajni i ri tani ofron gjithashtu mundësinë për të aktivizuar një mënyrë të errët./TV Malisheva